Firma "Tola-B&N" është themeluar në vitin 1973 si biznes familjar i udhhequr nga i ndjeri Ruzhdi Tola.
Në fillim firma TOLA ka funksionuar me 1 person deri në vitin 1980, derisa është bashkangjitur edhe vëllau i dytë, pas kryerjes së shkollës së mesme të degës në Makineri.
Firma TOLA veprimtarinë e saj si biznes e filli me mjete primitive të asaj kohe në përpunimin e llamarinës dhe pjesëve përcjellese të saj, me disa lloje te gërshërëve, të pincave(danave), qekanëve të hekurit dhe të drurit, të presave manuale dhe me ndihmën veglave të dorës ia kemi arritur ta finalizojmë produktet me rëndësi të veqante për amviseri siq ishin shporetet druri, stufa druri, saxha për pjekjen e brumrave, lopata, kavanoza të ndryshme për uje (kusia) kavanoza për puse (kofa) furra për pjekjen e kafes, korrita për larjen e rrobave si edhe shumë produkte të tjera të asaj periudhe kohore.
Firma TOLA ka vazhduar këtë formë të funksinuarit deri në vitin 1981 kur është bere nje investim serioz duke investuar në makineri manuale të cilat jane: Apkant makine, raund dhe sit makine. Dhe me këtë lloj të makinave është punuar deri në vitin 1983.
Ndërsa nga viti 1984 stafit punues i bashkohet edhe vëllau i tretë me një orar të shkurtër për shkak të studimeve. Po këtë vitë është investuar në një makinë manuale të tipit Apkant Machine 2m. dhe falë këtyre investimeve kemi filluar të kryejmë edhe punimet tjera madhore siq janë: punimet e ulluqeve këndore, punimet e gypave vertikalë në forme katrori, punimet e pjesëve anësore të kulmeve (kallkanëve), punimet e uvallave, veshja e oxhaqeve me llamarinë për largimin e lagështise, mbajtësat e ulluqeve, mbajtësat e gypave vertikalë dhe pikoret e dritareve.
Në vitin 1985, unë Behar Tola, si pronar i bashkangjitem stafit punues me gjysëm orari të angazhimit në punë për shkak të vijimit në shkollën e mesme deri në vitin 1987, ku edhe e kam përfunduar shkollimin e mesëm në degën e Tregëtisë.
Vlen të përmendet që nga viti 1989 i kemi kryer disa punime siq janë mulliri i ri në Mamushë, Teqja e Shejh Sylejmanit – objektit fetar në Rahovec, këtu është bërë montimi i ulluqeve harkorë sipas udhëzimeve të një mjeshtrit gjerman (llamarina dhe bakri i importuar nga Gjermania).
Për shkak të rrethanave jo të volitshme për ushtrimin e veprimtarisë dhe të bërit biznes në vitet 90' ta.
Në nëntor te vitit 1998 arrijë të migroj në Gjermani ku edhe kryej shkollën profesionale për mjeshtër të llamarinës i cili ka zgjatur 2 vite. Kjo na ndihmon në prëgatitjen profesionale që të jemi shumë hapa para rivalëve tanë për kryerjen e punimeve.
Në vitin 2003 kemi filluar edhe punimet tjera dhe në bashkpunimin me klientë të rinjë të cilët janë Kosova-Term, Alba - Term, Mulliri Jazi etj. Janë kryer disa punime rreth izolimit të gypave të nxemjes në disa reparte të spitalit rajonal në Prizren, në disa shkolla fillore dhe të mesme. Vlen të theksohen punimet në Teqen në Demjan (Has) në mbulimin e Teqes së Shejh Xhafer Shehu në Junik, pastaj kryerja e ventilimit për transportin e mbeturinave të drurit në firmën KORENICA në Rahovec si dhe firmës ELNOR në magjistralen Shkup - PRISHTRINE. Ne vitin 2008 është bërë montimi i gypave te ajrit të nxehtë dhe montimin e ventilatorëve në furrën e pjekjes së bllokave në fabrikën e bllokave RIZAM-HOLDING në Krushë të vogël. Pra,siq mund të shihni TOLA B&N e ka vulosur kualitetin në veprimtarinë e saj me një staf shumë të përkushtuar dhe professional e cila gjithmoë është gati të ballafaqohet me sfidat të kohës bashkëkohore dhe të jep garancion të jetë gjatësisë së produkteve të saja.
Tani TOLA - B&N gjendet në Landovic në objektin e ri dhe me investime të reja të teknologjisë moderne. Tani është investuar kryesisht në prodhimin e ulluqeve, gypave vertikal Ø120, Ø100, Ø80 mm dhe pjesëve përcjellëse të tyre.